Frenkie de Jong është në ‘ëndërr’ pasi u bashkua zyrtarisht me Barcelonën dhe u bë bashkëlojtari i idollit të tij Lionel Messi.
Barca njoftoi nënshkrimin e De Jong nga Ajax në janar, ku do vinte në ‘Camp Nou’ në përfundim të sezonit, duke rënë dakord t’i paguajë klubit holandez një shifër prej 86 milionë eurosh.
Një mesfushor i talentuar dhe teknik, De Jong ka bërë përshtypje te Ajax gjatë viteve të fundit, por ai doli në pah, kur ai ndihmoi kampionin holandez të shkonte deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.net.
De Jong megjithatë është shumë i lumtur që do të luajë bashkë me idollin e tij, Messi.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu më në fund”, tha ai për faqen zyrtare të Barcelonës. “Si fëmijë ka qenë një ëndërr për mua të luaj te Barcelona, dhe tani jam këtu, kështu që është e mrekullueshme”.
”Unë shumë i gatshëm për të vendosur këmbë në fushën e ‘Camp Nou’ për herë të parë. Jam i lumtur që mund të luaj me Messin, të cilin e kam ndjekur gjithmonë. Tani do të jem bashkëlojtar me idollin tim”, potencoi ai.