Ylli i kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, përveç triumfit në Ligën e Kombeve në fushën e blertë, është përkujdesur që të kryej punë edhe jashtë fushës, në rrafshin e merkatos.
Lojtari i Juventus ka biseduar me qendër mbrojtësin e Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt, lidhur me të ardhmen e 19 vjeçarit.
Sipas fjalëve të De Ligt, Ronaldo e ka pyetur talentin e ri nëse ai do të transferohet tek Juve gjatë kësaj vere.
I pyetur nga NOS nëse Ronaldo e ftoi tek Juve, De Ligt u përgjigj: “Kjo mund të jetë e vërtetë, po.”
“Unë nuk e kuptova atë në fillim. Isha i shokuar, kështu që qesha, por nuk thash asgjë” ka thënë tutje lojtari.
“Pak pas ndeshjes ti nuk je i koncentruar në këto gjëra, je i dëshpëruar nga humbja dhe ajo është gjëja e vetme që mendon” ka shtuar i riu i Ajax.
Skuadra që është favorite për nënshkrimin e holandezit është ajo e Barcelonës, por edhe PSG dhe Juventus kanë pasur sytë tek mbrojtësi.
“Jij komt er wel, jongen.” #porned #ronaldo #deligt pic.twitter.com/tR8VEy26Jw
— TN23 (@Tim_TN23) June 9, 2019