Autoritetet panameze kanë sekuestruar një shumë rekord prej më shumë se 10 milionë dollarësh cash, e përfituar nga tregtia e drogës e një organizate kriminale të lidhur me kartelin kolumbian “Clan del Golfo”.
“Kjo shumë e konsiderueshme parash i përket organizatës kriminale të shpërbërë, e cila bashkëpunon me grupin kriminal të njohur si Klani i Golfos”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
“Ky është padyshim sekuestrimi më i madh i parave të trafikut të drogës në historinë e vendit” i tha shtypit Prokurori i Përgjithshëm Javier Carambalo.
Paratë u gjetën në çanta të fshehura në tre vende të fshehta në një shtëpi në qytetin e Nueva Providence, në provincën e Colon (në veri), gjatë një operacioni policor, i cili çoi në arrestimin e 57 personave.
10 armë zjarri dhe 38 automjete luksoze u konfiskuan gjithashtu gjatë operacionit, në të cilin ishte përfshirë DEA. Autoriteteve iu deshën më shumë se 12 orë për të mbledhur paratë dhe për t’i numëruar.
Në mesin e të arrestuarve ishin nëntë nëpunës civilë, përfshirë pesë oficerë policie. Clan del Golfo kontrollon gati një të tretën e prodhimit të kokainës në Kolumbi.