Debakli i VAR-it: “Sikur t’i priste thonjtë e këmbëve, s’do të ishte në pozitë jashtë loje”

Në ndeshjen Liverpool-Wolverhampton, teknologjia VAR ka marrë përsëri një vendim tejet të diskutueshëm.
Liverpooli erdhi në epërsi përmes Mane, pas asistimit të Lalana, të cilën VAR e ekzaminoi, dhe vendosi që futbollisti anglez nuk kishte luajtur me dorë.

Marketing

Menjëherë pas kësaj, mysafirët erdhën deri te barazimi përmes Net, por VAR u fut përsëri në skenë.

Pas shikimit të zgjatur të pamjeve dhe tërheqjes së linjave të panevojshme dhe të pashpjegueshme, dhoma e VAR sugjeroi që gjyqtari i ndeshjes të anulonte golin për shkak të pozitës jashtë loje të Johnny, i cili asistoi bashkëlojtarin e tij.
Kjo tërësi rrethanash nuk kaloi mirë te tifozët e futbollit, ashtu si të shtunën me golin e anuluar të Teemu Pukki kundër Tottenham.

“Nëse ai do të kishte prerë thonjtë e këmbëve para ndeshjes, nuk do të ishte jashtë loje,”, “Futbolli ka marrë fund”, ishin vetëm disa nga komentet e tifozëve të zemëruar.