Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot do të mbahet sesioni i pestë i Grupit të punës 4 (Drejtësi, liri dhe siguri – kapitulli 24) nga Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KKBE-MK) në temë “Duke e ndjekur rrugën e parave: Përforcim i mekanizmave për hetime financiare”.
Ruajtja e parave të qytetarëve dhe shfrytëzimi i tyre i duhur është prioritet kyç për çdo shtet. Mënyra e vetme që të arrihet ky qëllim është që të përforcohen mekanizmat për hetime financiare dhe dënim të shkelësve. Si prioritet kjo nuk është vetëm çështje jona, por për këtë temë të rëndësishme për integrimet tona euroatlantike diskutohet dhe debatohet ashpër në nivel të Bashkimit Evropian.
Përveç ekspertëve nga KKBE-MK, është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, profesorit nga Universiteti i EJL-së Blerim Reka, si dhe eksperti sllovak Pavol Horkaj, i cili duke e ndarë përvojën e tij nga ky proces, do të tregojë në çështjet vitale negociuese nga Kapitulli 24.