Debat: Fluksi i fuqisë së punës cilësore nuk është vetëm për arsye ekonomike

Mbajtja e fuqisë së punës cilësore është një nga sfidat për biznesin, ndërsa dëbimi i saj nuk është vetëm për arsye ekonomike, por edhe për shkak të korrupsionit, qeverisjes të së drejtës, burokratizimit dhe politizimit në shoqëri, ishte theksuar në tryezën e rrumbullakët “Sfidat ekonomike dhe efektet e integrimeve euroatlantike”, që u mbajt sot në organizim të Institutit për strategji dhe zhvillim”:

Marketing

Profesori universitar Borçe Trenevski potencoi se pjesa më e madhe e hulumtimeve tregojnë se vendet të cilat janë përfshirë në BE dhe NATO derisa nuk e kanë bërë atë në 10-20 vitet e fundit mund të kenë për 10 për qind BPV më të ulët.

“Me një numër të madh të hulumtimeve është konfirmuar se ekziston korrelacion mes inkuadrimit në BE dhe NATO lidhur me zvogëlimin e korrupsionit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e institucioneve dhe të qeverisjes të së drejtës. Ka klimë të biznesit, hapje të tregjeve të reja, rritje të mundësive eksportuese dhe futje të teknologjive, por edhe sfida të përcaktuara të lidhura me migrimin e fuqisë së punës cilësore, ndodhin standarde dhe rregullore të reja, por ka sfida në të cilat sektori i biznesit duhet në mënyrë adekuate të përgatitet para se të inkuadrohet në këtë lojë eurointegruese”, tha Treneski.

Siç tha, një pjesë e fuqisë së punës me shkuarjen dhe migrimin e tyre bën presion në tregjet e vendeve prej ku kanë dalë, rriten pagat dhe shenjat nga vendet e huaja, por nga ana tjetër kemi fluks të fuqisë së punës cilësore.

“Hulumtimet tregojnë edhe se fuqia e punës cilësore nuk janë vetëm shpërnguljet për arsye ekonomike, por edhe për shkak të korrupsionit, qeverisjes të së drejtës, burokratizimit dhe politizimit në shoqëri. Me inkuadrimin në BE dhe NATO shpresojmë se për një pjesë të këtyre pikave Qeveria jonë do të punojë shumë më fuqishëm në këtë dhe me rregullim dhe përmirësim të këtyre sektoreve do të përmirësohet mbajtja e fuqisë së punës punëtore në ekonominë tonë”,tha Trenevski.

Kryeministri Zoran Zaev porositi se pas vendimeve të mëdha politike për anëtarësim në NATO dhe për fillim të negociatave me BE-në duhet të ndiqen investimet më të mëdha nga bashkësia afariste. Qëllimi përfundimtar, ka potencuar, është përmirësimi i standardit të qytetarëve.

“Dua që momentet e anëtarësimit tonë në NATO të jenë shumë logjike dhe me shumë arsye të arsyetuara dhe me atë të tregojmë kapacitet vendor se vendimet jo vetëm që ishin inspiruar nga motivet politike, por edhe në tërësi vendi ynë i cili është mik me të gjithë me të vërtetë meriton të bëhet vendi anëtar i 30-të i NATO-s dhe vend i cili i hap kapitujt për negociata për anëtarësim në BE. Por tërë ajo do të konfirmohet gjithsesi nëse bashkësia afariste i rrit investimet e saj dhe profitin, ndërsa qytetarët e ngritin kualitetin e jashtëzakonshëm të jetës në vend”, tha Zaev.

Ai potencoi se të dhënat për rezultatet ekonomike tregojnë se i marrim përfitimet e njëjta si dhe shtetet tjera të cilat në 15 vitet e fundit u bënë anëtare të NATO-s.

“Realizuam investime të huaja direkte në vlerë prej 627,5 milion euro, që është dyfish më shumë nga ato në vitet më të mira nga pavarësia deri më sot, rritja industriale prej 7,5 për qind, papunësia u zvogëlua në 19 për qind, BPV-ja e cila para 23 muajve ishte 1,8 për qind në kuartalin e fundit të vitit të kaluar arriti 3,7 për qind. Për kuartalin e parë të këtij viti kemi të dhëna serioze të presim rritje prej mbi 4 për qind”, citoi Zaev.

Marketing