Opozita me shumë kritika priti propozim ligjin qeveritar për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse si dhe 5 amendamentet e LSDM-së të cilat parashikojnë mbajtjen e maskave në vende publike të hapura, vetëizolim gjatë testimit dhe ndalesa për grupime në ambiente publike dhe shtëpi. Sipas deputetëve të VMRO – DPMNE – së masat janë të vonuara dhe nuk janë konkrete.
“A i pengojmë liritë fetare që s’kanë të bëjnë vetëm me festat por edhe me varrimet? Pse periudha të caktuara për grupime në hapësira publike të hapura? Virulenca bie në mëngjes apo në mbrëmje?”, tha Rashella Mizrahi, deputete e VMRO–DPMNE-së.
“Të themi nëse jeni në natyrë ku apsolutisht nuk ka njerëz të tjerë, do të mund që njerëzit të shkojnë pa pajisje mbrojtëse? Keni vetëizolim të patjetërsueshëm për personat që kanë test negativ, çfarë duam të arrijmë me këtë?”, tha Sinisha Stojanovski nga VMRO–DPMNE
“Si mund që në shëndetësinë private të ketë gjithçka, ndërkaq në shtetëroren qytetarët nuk mund të testohen? Shëndetësia është në kaos.”, tha Ollga Llozanovska, deputete e VMRO–DPMNE–së.
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe akuzoi pushtetin e kaluar për kaosin në shëndetësi, ndërkaq pranoi të saktësohen disa detaje për mbajtjen e maskave.
“Kaosi daton nga 60 milion eurot borxh që I keni lënë. Turp është kjo që po flisni. Është e vërtetë se pritet për testim por edhe ky problem nga dje u tejkalua. Pajtohem se duhet të ketë përjashtim në mbajtjen e maskave gjatë ushtrimit të ndonjë sporti, vozitjes në veturë vetëm apo bashkë me anëtarë të familjes. Vetëizolimi ka të bëjë nga testimi deri në marrjen e rezultateve.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Deputetët e LSDM-së me arsyetimin se masat antikovid janë në favor të përballjes me pandeminë.
“Këto masa që po propozojmë janë në drejtim të uljes së përhapjes së virusit KOVID – 19 gjegjësisht në vënie të kontrolë të plotë.”, tha Nenad Kociç, deputet i LSDM-së.
Propozimi qeveritar përfshin edhe rritjen e kompetencave të më shumë inspektorateve në shqiptimin e dënimeve në rast të shkeljes së protokolleve për mbrojtje nga COVID – 19. Gjithashtu trajtimi I pacientëve të bëhet në institucionet publike shëndetësore. Institucionet private të kyçen vetëm nëse posedojnë leje, nëse në institucionet publike janë mbushur kapacitetet apo mungon personel si dhe nëse pacienti ka rezultuar pozitiv përderisa është trajtuar nga ndonjë sëmundje tjetër.