Debat publik për nevojën e disperzimit të spitaleve në qytetin e Shkupit

Debat publik për nevojën e disperzimit të spitaleve të qytetit në disa pika në territorin e qytetit të Shkupit do të mbahet sot në Muzeun e artit kontemporan, nën organizim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Marketing

Në debatin publik do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ushtruesi i detyrës drejtor i Klinikës universitare për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, Ivan Spirovski dhe planifikuesi urbanistik në Agjencinë për planifikimit të hapësirës, Ivan Arsovski. Pas përfundimit të debatit publik do të prezantohen edhe zgjidhjet ideore për spitalin e ri të qytetit.

Marketing