Debat publik për pesë ligje në fushën e arsimit, Janevska pret të votohen në nëntor

Në nëntor pritet që para deputetëve të prezantohen pesë ligje të rëndësishme për arsimin fillor, atë të mesëm, për arsimin e mesëm profesional, për arsimin e të rriturve dhe ligjin për kuadrin kombëtar të kualifikimeve. Versionet e punës janë gati, diskutimi publik është në zhvillim e sipër. Ligji për arsimin e lartë pritet të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm.
“Këto ligje janë të theksuara në faqen e internetit të ministrisë. Ato  tashmë janë gati dhe janë vënë për diskutim publik. Kjo do të thotë se kushdo që ka një koment mund ta bëjë atë, dhe pastaj ne do ta shqyrtojmë atë. Nëse e konsiderojmë të pranueshëm, sigurisht që do të përfshihet në ligj. Ato janë në dispozicion për të gjitha palët e interesuara që përbëjnë sistemin arsimor, si mësuesit, prindërit, nxënësit më të rritur dhe administrata. Shpresoj që edhe partnerët tanë të huaj të shikojnë ligjet dhe të japin sugjerimet e tyre.”, – deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Pas përfundimit të debatit  publik, ligjet duhet të shqyrtohen nga komisioni parlamentar për arsim dhe shkencë, pastaj të shkojnë në Qeveri dhe në fund të shkojnë në Parlament për votim.
Siç thotë Janevska, nuk kemi ligj për arsimin e mesëm profesional edhe pse i njëjti është i patjetërsueshëm që të rrumbullaksohet procesi i  mësimit përmes punës dhe mësimi në paralelet duale.
Marketing