Debatik Curri emërohet trajner i Prishtinës

Klubi futbollistik Prishtina është bërë mr kryetrajner.

Marketing

Ai është Debatik Curri.

Curri u shpreh shumë i lumtur me vendimin e marrë nga kryesia e klubit.

“Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua. Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisë edhe në edicionin e ri”, tha Curri.

Ai shtoi se do ta vazhdojë rrugën e lavdishme të klubit siç është Prishtina.

“Objektivat e skuadrës janë të qarta. Ekipi ka shumë futbollistë të rinj të talentuar që do të jenë shtylla kryesore e skuadrës. Ndërsa pres që klubi në ditët në vazhdim do të më ofroj edhe futbollistët që kam planifikuar t’i kem për sezonin e ri. Dua të falënderoj udhëheqësit e klubit dhe drejtorin sportiv Driton Krasniqi, për besimin e dhënë”, theksoi ai.

39-vjeçari arriti që ta fitojë trofeun e Kupës së Kosovës këtë edicion me skuadrën nga kryeqyteti.

Në finale Prishtina mposhti Gjilanin me rezultat 2:0.

Debatik Curri, ka qenë edhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të Prishtinës.