Dëbimi i diplomatit rus, Pendarovski: Ka arsye për një vendim të tillë

Kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski, tha se për rastin e dëbimit të diplomatit rus nga vendi, ishte njoftuar para disa ditëve.Ai nuk deshi të futet në arsyet e vendimit dhe të njëjtat arsye i quajti sensitive, por pohoi se rasti është dokumentuar nga organet përkatëse.

Marketing

“Nga ajo që kisha mundësi ta shoh, rasti ishte i dokumentuar nga organet përkatëse dhe nuk bëhej fjalë për improvizim, por për shkak të natyrës së problemit nuk kisha dashtë më shumë të flas. Ai ka një afat për ta lëshuar vendin dhe ai afat është 7 ditë, por para së gjithash për këtë afat u morën për bazë aspekti njerëzor dhe jo vetëm për konventën diplomatike, sepse ata persona kanë familje dhe nuk është humane që të njëjtin menjëherë brenda natës ta largojmë nga vendi, kjo nuk është humane.”,- tha kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.

Marketing