Lojtarët e Manchester Cityt dhe Arsenalit shënuan fitore në ndeshjet miqësore kundër Bayernit përkatësisht Chelseat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mesnatës e së shtunës.
Manchester City luajti kundër Bayern Munich në “Green Bay” dhe fitoi 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje pas një aksioni fenomenal dhe një asistimi të Jack Grealish e shënoi Erling Haaland. Për norvegjezin ishte ndeshje debutuese.