Deçizi i Tuzit shkruan historinë, skuadra shqiptare kampione e Malit të Zi në futboll

FK Deçiqi Tuz ka shkruar historinë në Malin e Zi, duke u kurorëzuar kampion për herë të parë në histori të klubit.

Marketing

Këtë sukses skuadra shqiptare e arriti pas fitores ndaj Sutjeskas, të shtunën, me rezultat 1-0, me golin e Drasko Bozoviq.

Deçiqi renditet në vendin e parë me 67 pikë të grumbulluara, me pesë më shumë se pozita e dytë, Buducnost Podgorica, që ka 62 sosh, me një xhiro të mbetur në elitën e futbollit malazez.

Kështu ekipi shqiptar e thyen dominimin e skuadrës së Buducnostit.