Dedaj: Kosova dhe Kroacia të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është takuar me Ambasadoren e Kroacisë në vend, Danijela Barishiq. Dedaj përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur takimin, duke theksuar se Zagrebi zyrtar vazhdon të mbështes Kosovën në proceset integruese.

Marketing

“Në një takim shumë miqësor, me Shkëlqesinë, Danijela Barishiq, Ambasadore e Republikës së Kroacisë, në Shkup. Thellimi i bashkëpunimit të gjithanshëm, mes dy vendeve tona mike, të Kosovës dhe Kroacisë, mbështetja e Zagrebit zyrtar në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, ishin tema kyqe të këtij takimi me ambasadoren kroate!”, ka shkruar ambasadori Dedaj në profilin e tij në “Facebook”.