Defektologët: Trajtim i vazhdueshëm për fëmijët me nevoja të veçanta

Fëmijët me nevoja të veçanta, kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm, jo vetëm në qendrat për shërbime psikologjike, defektologjike dhe logopedike por edhe në familje.
Me fëmijët me autizëm dhe ADHD, duhet të punojnë prindërit në shtëpi dhe mësimdhënësit nëpër shkolla, thotë kryetarja e shoqatës “SAVANT’ Hatixhe Sefa, gjatë trajnimit dy ditorë të prindërve dhe mësimdhënësve.

Marketing

“Ne jemi përkujdesur që atyre t’ju ofrojmë informacione më shumë në aspektin teorik por edhe ne metodologjinë e punës të cilën e bëjmë në shoqatën tonë. Duke pasur parasysh se në përditshmërinë tonë, në punën me fëmijët me nevoja të veçanta, në veçanti ato me ADHD dhe autizëm, prindërit e tyre nuk janë të informuar dhe janë në një situatë konfuze se si të sillen në situata të caktuara”, tha Hatixhe Sefa, kryetare e shoqatës “SAVANT’.

“Në qendrën ku punoj unë e kemi pa se shumë fëmijë kanë nevojë dhe dallohen nga të tjerët. Mirëpo për të punuar me ato fëmijë është pak e vështirë sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme edhe pse kemi dëgjuar se ka sëmundje të ndryshme psiqike, prapë se prapë ne nuk jemi ato adekuatët të cilët jemi të specializuar që të punojmë me ato”, tha Fatmire Dalipi, mësimdhënëse në shkollën fillore “Rexhë Rushit Zajazi”.

Mësimdhënësja Fatmire Dalipi, thotë se gati në çdo klasë ka fëmijë me sjellje jo të zakonshme, me të cilët është e vështirë të punohet.

“ADHD-ja karakterizohet nga mungesa e vëmendjes, aktiviteti i tepruar dhe inpulsiviteti. Këto fëmijë janë të shpërqendruar dhe kur tu kërkohet ndonjë punë ato bëhen agresiv. Ndërsa fëmijët me “Autizëm” rrinë të vetmuar, nuk kanë kontakt me sytë, nuk janë të socializuar dhe kanë stereotipi të ndryshme”, tha Zekije Jashari, defektologe.

Studimet tregojnë se ADHD prek rreth 5% të fëmijëve të moshës shkollorë. Ndërsa psikologët thonë se këtyre fëmijëve duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje dhe pas çdo pune që realizojnë, është e rëndësishme tu jepen lëvdata për tu dhënë shtysë.

Marketing