Në këtë drejtim Lëvizja ‘Besa’ pret një qasje shum më racionale edhe nga pala maqedonase pasiqë bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme të cilën sipas tyre vetë maqedonasit e kuptojnë më mirë.
“Është shumë sensitive çështja e gjuhës posaçërisht për ne shqiptarët por edhe për palën maqedonase dhe ne mendojmë se një herë e përgjithmonë duhet të zgjidhen këto çështje pasiqë sensibilitetin shum ma mirë e kupton pala maqedonase duke marë parasyshë çështjet aktuale për gjuhën maqedonase ashtuqë mendoj se do të na kuptojnë më mirë dhe një herë e për gjithmonë të zgjidhet çështja e gjuhës shqipe konfrm ndryshimeve kushtetuese” – u shpreh Arafat Shabani nga Lëvizja “BESA”
Sipas Lëvizjes ‘Besa’ kushtëzimi i kësaj çështje me principin e badenterit nuk është një paralele logjike sepse kjo e fundit është në funkcion kundër majorizimit të pakicës nga shumica si në nivel vendi poashtu edhe në nivel lokal.