Dega BDI – Tearcë, demanton lajmin në një portal rreth një deklarate “anonime”

Dega e BDI-së në Tearcë, ishte, është dhe mbetet unike. Anëtarët dhe kryesia i konfirmojnë dhe përkrahin vendimet demokratike që merren në mënyrë demokratike. Të tjerat janë llafe të “anonimatit” i cili shpërthen, kur dihet uniteti i pathyeshëm dhe fitorja e BDI-së në tërë zonat zgjedhore.

“Dega e BDI-se prane komunes se Tearces ju siguron, se jan marre te gjitha aktivitetet e mundeshme nga ana e deges, nendegeve, aktivisteve, simpatizanteve per nje fitore madheshtore dhe bindese ne kete Komune bashke me kandidatin per kryetar z.Nuhi Nezirin!”, shkruan në demantin e degës së BDI-së Tearcë.

Ja demanti nga BDI dega Tearcë:

Demant ndaj portalit monitor.mk e cila ka deklaruar se ne Degen e BDI-se ne Komunen e Tearces kinse nuk respektohen aktivistet e partise!

Ne si Dege e BDI-se Komuna Tearce, demantojme lajmin ne fjale dhe ju garantojme se cdo emer-kandidat i mundshem per keshilltare prane kuvendit te Keshillit Komunal te Tearces ka kaluar nga cdo nendege dhe me propozimin e seciles nendege jane bere miratimet per listat e keshilltareve, ku ne ditet ne vazhdim do te keni listen e plote per keshillin komunal!

Dega e BDI-se prane komunes se Tearces ju siguron, se jan marre te gjitha aktivitetet e mundeshme nga ana e deges, nendegeve, aktivisteve, simpatizanteve per nje fitore madheshtore dhe bindese ne kete Komune bashke me kandidatin per kryetar z.Nuhi Nezirin!

Vazhdojme bashkerrishte te rreshtuar krahe per krahu dhe ne vizion te Ali Ahmetit

Marketing