Dega e BDI-së, Tetovë: Mafia urbane që udhëheq me Komunën e Tetovës në mënyrë dëshpëruese tenton të manipulojë me ndjenjat fetare

Dega e BDI-së, Tetovë
përmes një reagimi shprehet se në mungesë të punës dhe vizionit, mafia urbane që udhëheq me komunën e Tetovës në mënyrë dëshpëruese tenton të manipulojë me ndjenjat fetare të qytetarëve të Tetovës

Marketing

Duke e pasur parasysh që në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal të Tetovës, zyrtarët e komunës publikisht e kanë pranuar se kanë qenë në dijeni që do të vendoset kryqi në Kodrën e Diellit, dhe nuk kanë marrë asnjë veprim, shihet qartë që këto janë veprime të koordinuara në mes Lëvizjes Besa dhe VMRO-DPMNE-së.

Ju bëjmë thirrje këtyre dy partive që udhëheqin me komunën e Tetovës, të zgjidhin çështjet për të cilat kanë nevojë qytetarët dhe të mos bëjnë lojëra të ulëta për ngritur tensione artificiale për ndonjë përfitim politik.

Qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë skenar dhe nuk do të bëhen pre e këtyre agjendave të dyshimta.

Marketing