Dega e PDSH-së Sopishtë dorëhiqet, bën thirrje për bashkim të opozitës shqiptare

Kryesia e Degës së PDSH-së nëprëmjet një komunikate ka njoftuar oponionin se kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme nga rradhët e partisë, ku siç thonë ata, ka ardhur koha e Bashkimit, unifikimit dhe përqafimit vëllazēror mes Shqiptarēve opozitar dhe kthimit të Dinjitetit dhe krenarisē SHQIPTARE!, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Marketing

Më poshtë ju sjellim edhe Komunikatën e Degës së PDSH-së – Sopishtë:

Dega e kryesisë Pdsh-Sopishte që në vete ngërthen vendbanimet Sveta Petkë, Çiflik. Dërzhilov dhe Patishka Rekë si dhe Këshilltari komunal i komunës së Sopishtes nga rradhët e Pdsh-së që me anë të kësaj komunikate e informojmë opinionin më të gjërë se në mbledhjen e mbajtur të degës me datë 20.01.2020 ditë e Hēnë është sjellë vendim unanim nga të gjithë anëtarë e kryesisë së degēs për doreheqje të parevokueshme nga rradhët e pdsh-së, ndërsa për aktivitetet tona politike që do t’i ndërmarim në të ardhmen, opinioni do të jet me kohë i informuar.

Arsyet janë të shumta, por do t’i cekim tre prej tyre që janë kryesore për marrjen e këtij vendimi:

1. Politikat dëshpruese dhe zhgënjyese shumëvjeçare e politikbërjes të Kryetarit që e kanë sjellë partinë në buzë të gërmisë duke shëndruar partinë në DOOEL e pasaqërishtë veprimet dhe propozimet e fundit të Kryetarit të partisë deri në kuvendin qendror , ku i njëjti ka sjelle vendime jolegjitime dhe në të njëjtën kohē kemi kryesi qendrore Jo legjitim.
E përkujtojmë personin e lartē përmendur se anëtarët e kuvendit qendror dhe Kryetarin e partisë e zgjedh forumi-organi më i lartë i partisë që është Kongresi i Partisë .
Veprimet e tilla akrobatike të Kryetarit Thaçi janē të njohura për opinionin dhe janë bērë demode se ky apo Ai i ka fajet kurse ai është engjëll dhe se atij i lejohet gjdo send madje edhe shkelje në mënyrë më flagrante të normave statutare e demokratike të një partie dhe marrjen e vendimeve në formë jolegjitime nga ana e kuvendit dhe kryesise qendrore kjo tregon dhe shpjegon gjithçka se në çfarë derexhe është sjellë partija dhe në pronë tē kujt është e njëjta.
Pastaj paraqitjet e tij në formë teatrale para mediave se gjoja kemi të bëjmë me ndryshime si dhe arrdhje të forcave të reja nē pdsh nuk është asgjë tjetër përveç se mashtrim dhe dështim i rradhës të pdsh-së dhe prap do e shohim filmin e vjetër me justifikim të ri se filan fisteku e ka fajin për dështim.
Nuk kemi pērgjigje e spjegim tjetër për këtë mënyrë e të vepruarit politik nga ana e Kryetarit ,përveç kapjes nga ana shteti ose të kuptohet që kjo shtirje ka të bëjë vetëm se pēr interesin personal dhe familjar të tij.
Kësaj filozofie politike feudale dhe primitive ne si degē e Sopishtës i themi JO FALEMINDERIT nuk pajtohemi dhe u themi udha e mbarë ju qoftë.

2. Arsyja e dytë është se dy vite që prej kur jemi pjesë e pushtetit qendror apo pjese e qeverisjes së egzekutivit shtetrore kemi zero punësime apo avansime të anëtarëve dhe simpatizuesve të degës sonë dhe…

3. Deklaratat e fundit e kryetarit Thaçi në një emision debativ e ka arritur kulminacionin e dëshprimit ,pasiqë mendojmë se është koha ti themi MJAFTË sjelljeve të pa ndërgjegjshme që i kemi ndëgjuar dhe po vazhdojmë ti ndëgjojmë si REPEAT SHOW të z. Thaçit me sharje, shpifje, etiketime në mes Shqiptarëve vetem e vetëm për të mbrojtur interesat personale.

Mendojmë se tani o kurdoher është koha e Bashkimit, unifikimit dhe përqafimit vëllazēror mes Shqiptarēve opozitar dhe kthimit të Dinjitetit dhe krenarisē SHQIPTARE!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1438527456320523&id=100004898460422