Ndarja e listave për deputet është duke shkaktuar pakënaqësi në koalicionin ASh-AAA, njofton TetovaSot. Sipas burimeve, degët e Shkupit të ASH-së do të kalojnë në Lëvizjen BESA për shkak të vendosjes me diktat të kandidatëve për deputet nëpër lista.
Sipas po të njëjtave burime për TetovaSot deklarojnë se kalimi i tyre në një subjekt tjetër është shumë afër dhe bëhet fjalë për çështje ditësh.
Së fundmi në opinion është përfolur se ka pakënaqësi të madhe në degët e ASH-së për shkak të listave ku më së shumti po përfolet në degën e Tetovës pasi për nr 2 pas Ziadin Selës janë katër emra që nuk lëshojnë pe asnjëri. Altrim Mamuti kryetar i degës së ASH-së Tetovë, Vullnet Ferati nënkryetar i ASh-së, Flakron Bexheti zëdhënës i ASH-së dhe Adnan Neziri ish kandidat për komunën e Tetovës të gjithë këta dëshriojnë të jenë nr 2 pas Ziadin Selës në zonën 6.