Dëgjohen mbi 100 “bomba” në seancën e sotme për rastin “Titanik”

Janë dëgjuar 122 “bomba” në seancën e sotme për lëndën “Titanik” në Prokurorinë speciale publike në të cilën akuzohen disa ish-funksionarë për zgjedhjet në vitin 2013. Gjykimi vazhdon më 12 shtator.

Marketing

Për lëndën “Titanik” deri më tani dëgjuar gjithsej 243 “bomba” ndërsa për rastin PSP ka propozuar 1.063 “bomba” , 191 dëshmitarë dhe 5.910 dëshmi materiale.

Në “bombat ” e sotme janë dëgjuar se si ish-ministri i Transportit, Mile Janakieski jep drejtime për materiale dhe votim të ish-drejtorit të HM Transport dhe kryetar aktual HM Transport dhe kryetar aktual i KSHZ-së Oliver Derkovski, pastaj bisedime në të cilat Janakieski një komandanti të policisë në Radovish i jep orientime për komunikime me qytetarët nga dera në derë, dhe bisedimet në të cilat Janakieski i thotë kryetarit të Vallandovës t’i ndalojë një profesori të edukatës fizike deri në zgjedhje të jetë në punë që të mund të shkojë nga dera në derë rreth fushatës zgjedhore për zgjedhjet në vitin 2013.

Në njërën nga bombat ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska i ankohet ish-ministrit të Financave Zoran Stavreski se njerëz ka, ndërsa nuk ka benzinë dhe se për shkak të shpenzimeve për zgjedhje kanë pasur vetëm nga 20 litra në stacion.

Avokatët e Mbrojtjes, Mile Janakieski në dy raste përmendi që gjykata zë notojë punë të caktuara për bisedimet e dëgjuara, si jokonsekuenca në raport me orën dhe kohën e gjoja bisedimeve të zhvilluara, si dhe për rastin të një bisede të njëjtë të incizuar mes dy njerëzve të njëjtë, ndërsa i propozuar dy herë me orë të ndryshme.

Gjykatësi Osman Shabani ndaj kësaj theksoi se do të munden gjithçka gjerë e gjatë të sqarojnë pasi qo do të përfundojë me këtë pjesë të procedurës – Kuptohet që do të mund të theksoni momente të caktuara. Do të mundeni këtë edhe me gojë edhe me shkrim, si të doni”, tha Shabani.

Në “Titanik” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish funksionarët Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Marketing