Sirenat e sulmeve ajror janë dëgjuar në disa pjesë të Ukrainës.
Kështu ka raportuar agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform.
Ato u dëgjuan në Zhytomyr, në perëndim të Kievit si dhe në rajonet Ternopil, Rivne dhe Ivano-Frankivsk në perëndim, shkruan BBC.
Sirenat kanë rënë gjithashtu në rajonin Volyn në veriperëndim dhe Kramatorsk në Ukrainën lindore.