Dehari: Këtë 28 nëntor po e përcjellim me dhimbje

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari ka uruar gjithë shqiptarët anembanë ku jetojnë për ditën e flamurit, shkruan

Marketing

Dehari përmes në shkrimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka thënë se këtë 28 nëntor po e përcjellim me dhimbje të hidhur.

Ky është shkrimi i plotë i Deharit:

Të dashur bashkëkombas të mi.

Na ka rastisur ndonjëherë që urimin e një ngjarje të rëndësishme historike  ta percjellim edhe me dhimbje të hidhur. Dhe, po këtë Ditë të Flamurit që rreth vetes e mban të bashkuar tërë kombin padrejtësisht të ndarë, duhet uruar e përgëzuar me lumin e pashtershëm të lotëve për humbjen e më të dashurve në Kosovë e Bullgari.

Me mall e vaj për punëtorin e të palodhshmin tonë të dashur Gazmend Ukallin, Ju uroj Juve uskanas të mi kudo qe jeni:

Gëzuar Ditën e Flamurit! Gëzuar Ditën e ketij simboli unifikues që përkujton  dëshmorët e kombit dhe  sakrificat e tyre të panumërta për lirinë  të cilën e gëzon kombi ynë. Paçim fatin  e mirë që festat e radhes t’i shënojmë pa viktimizime të njerëzve tanë! Paçi shëndet e

Zoti e bekoftë Flamurin, gjuhën e kombin shqiptar!