Kryetari i Komunës së Kërçovës dhe funksionar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Fatmir Dehari sot ishte në mesin e banorëve të Llabunishtës së Strugës. Ai me këtë rast u takua me shumë banorë të kësaj ane nga të cilët u pritë me zemërgjerësi. Dehari këtyre banorëve u sqaroi rëndësinë e KRYEMINISTRIT SHQIPTAR, duke iu treguar se përmes një zgjedhjeje të tillë do të fitojnë jo vetëm shqiptarët, por të gjitha bashkësitë e tjera etnike në Maqedoni të Veriut, informon GAZETA.MK
“Sot jam këtu për t’ju vizituar ju dhe për të sjellë deri tek ju të falat e kryetarit tonë Ali Ahmeti d.m.th kryetari më tha t’ua them edhe këtë: të bashkuar jemi më të fuqishëm, kurse me ju jemi edhe më të fuqishëm dhe vetëm kështu do të korrim fitoren më të madhe të BDI-së”, u shpreh Fatmir Dehari para banorëve të Llabunishtës së Strugës.