Dehari nënshkroi kontratat për të gjithë aplikuesit në Programin për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe mbështetje të sipërmarrjes

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka nënshkruar kontratat për të gjithë aplikuesit në Programin për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe mbështetje të sipërmarrjes.

Marketing

“Sot me kënaqësi të madhe nënshkrova kontratat me personat që kanë aplikuar në Programin për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe mbështetje të sipërmarrjes, plane të biznesit, duke filluar me krijimin e bizneseve të reja dhe zbatimin e projekteve që kontribojnë në uljen e papunësisë në komunë, si dhe punësim të subvencionuar me qëllim krijimin e një ekonomie konkuruese në biznesin privat.

Këto masa Komuna e Kërçovës i zbaton për çdo vit, me qëllim të krijimit të mundësive të reja në bizneset lokale.

Suksese në punë” – shprehet i pari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Për më shumë ndiq linkun:

Sot me kënaqësi të madhe nënshkrova kontratat me personat që kanë aplikuar në Programin për mbështetjen e zhvillimit…

Publiée par Fatmir Dehari – Faqja Zyrtare sur Lundi 30 septembre 2019

Marketing