Dehari porosi Mickoskit: S’është koha e uniformave, po e fundos partinë!

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, thotë se qytetarët nuk janë të frikësuar nga kërcënimet për luftë që vijnë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Ai në Programin 200 në Alsat, ka komentuar edhe foton e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ku ky i fundit shihet me uniformë të ushtrisë dhe me armë në duar. Dehari vlerëson se nëse Mickoski përmes kësaj fotografie ka dashur të përcjellë mesazhe lufte, ai në atë mënyrë fundos veten dhe partinë politike që e drejton, pasi vlerëson se, koha e luftërave ka përfunduar.

Marketing

“Ne njihemi me z.Mickoski. Është kërçovar me origjinë edhe unë jam kërçovar. Uniformat i kujtojmë si histori e jona. Ai në mënyrën e tij, unë në mënyrën time. Se si ndihet ai për atë kohë dhe si ndihem unë për atë kohë ajo është çështje ndjeshmërie që ne e kemi thellë në veten tone. Mund të ketë nostalgji për uniformën. Nuk e di këtu a është kjo uniformë ku ka qenë pjesëmarrës i luftës apo ushtar në ushtrinë e atëhershme të Maqedonisë. Nuk e di origjinën, nuk kam njohuri për origjinën e kësaj fotoje. Mund të jetë thjeshtë një foto, ne shkrepin foto nga më të ndryshmet, ato janë çështje tona personale varësisht çfarë mesazhi mund të përcjellim. Për mua kjo është një foto e ushtrisë dhe i bën reklamë të mirë ushtrisë tanimë si pjesëtare e NATO-s. Nuk dua ta besoj që përcjell mesazh tjetër të luftës. Nëse do të ishte ashtu, ai me apo pa vetëdije e fundos opozitën, e fundos vetën e tij dhe partinë që i ka besuar të jetë në krye të saj”, tha Mickoski në Programin 200, në Alsat.

Marketing