Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari realizoi takim me ministrin dhe zv/ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spsovski dhe Nazim Bushi, shkruan Aktuale .mk. Në fokus të takimit ishin punët dhe problemet që e tangojnë qytetin e Kërçovës dhe zgjidhjen e tyre, duke filluar nga rendi dhe qetësia publike,rendi në komunikacion, si dhe lufta kundër dukurive negative (droga, vjedhjet, etj)
Theks të veçant u vendos për periudhën e ardhjes së bashkatdhetarëve tanë gjatë sezonit të verës, për të krijuar kushte sa më të mira sigurie në trafik!
Njëherit,kryetari Dehari udhëheqësve të MPB-së iu falënderua për rezultatet e arritura në luftën kundër drogës dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, si dhe për punët tjera në interes të qytetarve.