Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay

Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e lidhur me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka “mbajtur shënim” sot rreth deklaratave të kryeministrit Kurti për shaminë duke e postuar atë të plotë.
Atalay i cili sipas mediave operon si dorë e zgjatur e Erdogan, me Kurtin ka lidhje nga e kaluara.

Marketing

Gjatë një vizite në Turqi sa Kurti ishte në opozitë, Atalay e kishte shoqëruar në mbarë vizitat.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për media tha se shamia dhe elementet e tjerai nuk duhet të ndalohen në jetën publike të qytetarëve në Kosovës”, shkroi Atalay në rrjetin social Twitter.

Kush është Osman Atalay?

Osman Atalay, është njëri ndër përfaqësuesit kryesorë të organizatës IHH në Turqi. IHH është organizatë humanitare turke e themeluar në vitin 1992 dhe e cila aktualisht vepron në 135 shtete të ndryshme të botës.

Opinioni ndërkombëtar është njoftuar më për së afërmi me këtë organizatë në vitin 2010. Më 31 maj 2010, IHH e nisi një flotë prej 6 anijesh, përfshirë anijen e famshme “Mavi Marmara”, në drejtim të Gazës, në Palestinë, e cila asokohe ishte nën bllokadën izraelite.

Forcat speciale izraelite zbarkuan në “Mavi Marmara” derisa ajo qëndronte 130 kilometra larg bregut izraelit, duke lënë të vdekur 10 aktivistë të IHH-së.