Deklarata e ministres bullgare, Mickoski: Ajo ua tha të vërtetën që e paralajmëruam ne

Për kryetarin e opozitës maqedonase, Mickoski, partia e tij moti kohë ka paralajmëruar këtë lajm që erdhi nga Bullgaria. Sipas tij, në skenën publike u dëshmuan gënjeshtrat e pushtetarëve.

Marketing

“Ua tha të vërtetën në sy, të vërtetë për të cilën VMRO-DPMNE-ja dhe unë flasim një vit e gjysmë. Ky është vetëm fillimi i problemeve që vijojnë për shkak se pa mbështetjen e shoqërisë dhe pa konsultimet me opozitën nënshkruan marrëveshje, me qëllim që ta mbarojnë projektin e tyre – 2 vite pushtet.”, – deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski thotë se janë të gatshëm që pas formimit të qeverisë siç pretendon ta udhëheqë VMRO-DPMNE-ja, t’i zgjidhin problemet e shtetit në mënyrë dinjitoze.