Deklarata e Presidentit për rastin “Reket” do të ishte reale nëse bënte thirrje të votohet ligji për PP, thonë nga Prokuroria

Prokuroria Themelore Publike përmes një kumtese me shkrim ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, në lidhje me rastin “Reket”.

Marketing

Nga PTHP thonë se nuk është koha për sulme ndaj institucioneve dhe se nuk do të lejojnë diskreditimin e prokurorëve dhe përzierjen në procedurat penale nga ana e politikanëve.

“Deklarata e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut se mbështet plotësisht Prokurorinë Publike dhe se do t’i përdor të gjitha mundësit kushtetuese dhe ligjore që ta mbroj nga presionet, do të ishte reale sikur tu bënte thirrje deputetëve që ta votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike dhe derisa do jepte mbështetje për përforcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për një luftë më efikase kundër krimit dhe sundimit të së drejtës”.

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se për rastin në fjalë, po veprohet në mënyrë joselektive dhe me kohë, sipas planit të hartuar të hetimit dhe se të gjithë të involvuarit në vepër penale do të merren në pyetje dhe do të përgjigjen në bazë të ligjit. Prokuroria Publike edhe njëherë potencon se rënia pre e presioneve politike dhe përzierja në punën e Prokurorisë , dëmton procedurën hetimore dhe sigurimin e dëshmive”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.