Deklarata tronditëse e djalit të Maradonës: E di kush e vrau babain tim

Pak më shumë se tre vjet pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, djali i tij i parë, Diego Armando Maradona Junior,ka dhënë një intervistë për mediat e huaja. Nga historia e betejës ligjore për njohjen e atësisë e deri te momentet e fundit të kaluara së bashku në Pibe de Oro, ish-futbollisti dhe trajneri ka folur për veten në një intervistë të gjatë me Silvia Toffanin, në emisionin “Verissimo”.

Marketing

“Ndjenja e zbrazëtisë nuk do të largohet kurrë. Por afeksioni që e gjithë bota tregon ndaj tij e lehtëson dhimbjen, ose të paktën pjesërisht”, ka thënë ish-futbollisti dhe trajneri për Verissimo. “Përpiqem t’i shikoj gjërat nga ana pozitive. Kam luftuar për një kohë të gjatë me nënën time dhe me gjithë familjen për njohjen e atësisë dhe në fund kam pasur privilegjin të jem pranë tij dhe të kem një marrëdhënie normale babë e bir. Ishin katër vite shumë të bukura”.

«Keqardhja ime më e madhe është që babai im nuk takoi vajzën time. Ndjej shumë dhimbje, nuk e kam pranuar plotësisht largimin e tij. Nuk mendoj se do ta pranoj ndonjëherë. Nuk ishte koha e duhur. Nuk ishte e drejtë ta shihje të vdiste kështu, nuk ishte e drejtë të mos shkoje në Argjentinë. Në atë kohë isha shtruar në spital për Covid. Mora një mesazh nga një miku im spanjoll, por nuk e kisha idenë për asgjë. Ndez televizorin dhe pashë që të gjithë po flisnin për të. Pastaj gruaja ime ma konfirmoi lajmin”.

Lidhur me vdekjen e babait të tij dhe menaxhimin e shtrimit të tij në spital, Diego Armando Maradona Junior shprehu më pas të gjitha dyshimet e tij: “Ka një hetim të hapur. Ne si fëmijë kemi besim të madh te drejtësia argjentinase. Jam i bindur që nuk duhej të përfundonte kështu. E vranë. Nuk është detyra ime të them se kush e bëri këtë. Unë kam idenë time, por nuk mund ta them. E lanë në fatin e tij kur diçka mund të ishte bërë. Pak para vdekjes së tij, babai i ishte nënshtruar një operacioni në kokë. Një operacion i planifikuar prej disa kohësh, por asgjë serioze. Pas operacionit ai ishte mirë, duke qeshur dhe duke bërë shaka. Bëra një premtim: deri në ditën e fundit të jetës sime do të luftoj për drejtësi”.