Deklaratat për ndarjen e Kosovës: Edi Rama thotë se do ta padis Ramush Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se do ta padis Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn.

Marketing

Kjo pasi ditë më parë ai deklaroi se Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiqin, kishin plan ta ndanin Kosovën, duke përmendur edhe një shifër prej 10 miliardë eurosh në këtë mes, njofton Klan Kosova.

Rama ka thënë se atij [Ramush Haradinajt] do t’i përgatisë ‘’artikulim korrekt të gjuhës shqipe”, e autori i emisionit Opinion i ka ndërhyrë, duke i thënë se ajo që po shpreh Rama për kryeministrin në detyrë të Kosovës është bulizëm.

Ai tha se do ta padis Haradinajn për akuzat publike që i ka bërë për angazhim në ndarje të Kosovës.

“Do ta çojë në gjyq në Kosovë. Ky do të vijë të flas para gjykatës se si do të ndaheshin 10 miliardë euro mes meje Thaçit e Vuçiqit”, është shprehur ai.

Kryeministri i Shqipërisë tutje dha doza kritike ndaj Ramush Haradinajt edhe për çështjen e taksës, i cili ka refuzuar ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe, duke thënë se ‘’e ka mbajtur popullin të izoluar me kokëfortësinë e tij’’.

Marketing