Deklaratë e Mickovskit pas takimit me Mogerinin

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, pas takimit të mbrëmshëm me përfaqësusen e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, deklaroi se e shfrytëzon këtë rast që t’u drejtohem edhe personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërsa e njëjta është e ndërlidhur me disa deklarata të fundit fatkeqe, të cilat kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev në disa ditët e kaluara, në mënyrë ekzibicioniste në stilin e tij, në mënyrë të pakontrolluar na thotë për kohën e atyre përballjeve me qytetarët.

Marketing

“Njëherit, mundëm të dëgjojmë se si kryetari i Qeverisë bën thirrje për “rrahje me kamxhik” të popullit të vet, mundëm të dëgjojmë se si kryetari i qeverisë zotëri Zoran Zaev bën thirrje për ryshfet të popullit të vet kur u bën thirrje biznesmenëve ta çelin qesen dhe të japin rrogën e 13-të, si ka pasur takim me një numër të caktuar afaristësh në qeveri. Do të doja ta shfrytëzojë këtë rast dhe t’u drejtohem qytetarëve të Maqedonisë, miqve të mi, të afërmve, fqinjlve të mi, kolegëve të mi dhe bashkëpartiakëve të mi dhe dëshiroj t’i lusë qytetarët e RM-së të mos u nënshtrohen këtyre tentimeve për nënvlerësim sepse askush në histori popullin maqedonas nuk e ka rrahur me kamxhik, kështu që nuk do t’ia lejojmë këtë as Zaevit, as kujtdo tjetër që do të tentojë të bëjë diçka të tillë”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Askush, shtoi Mickovski në histori nuk ka arritur ta nënvlerësojë popullin e vet, popullin maqedonas dhe qytetarët e tjerë të RM-së siç e bën këtë Zoran Zaev gjatë ditëve të kaluara. prandaj do të doja, të gjithë ju, qytetarët e RM-së, maqedonasit, por edhe të tjerët, t’Ju lus ta ruani dinjitetin tuaj, të mos bini pre e provokimeve nga ana e kryetarit të qeverisë, ju jeni krenarë. ju jeni dinjitozë që jetoni në këtë shtet, këtu është VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE çdoherë ka qenë shtylla e shtetit në RM, ashtu do të jetë edhe kësaj radhe. Dëgjojeni zemrën dhe mendjen tuaj si të veproni në jetën tuaj, ashtu veproni edhe më 30 shtator. Asnjë nënvlerësim, asnjë ofendim, asnjë tentim për rrahje me kamxhik e Zoran Zaevit dhe turmës rreth tij nuk do të kalojë.

Në pyetjen e gazetarëve se pas takimit me Mogerinin a mbetet në qëndrimin se secili qytetar duhet të vendosë sipas mendimit të vet për referendumin, Mickovski me përgjigje se VMRO-DPMNE qëndrimin nuk e ndërton në bazë të ndjenjave, VMRO-DPMNE qëndrimin e ndërton në bazë të atij navigimi që e fitoi nga qytetarët dhe në bazë të atyre informatave që i marrim nga takimet me miqtë tanë nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe ato takime me qytetarët.

“Qëndrimi ynë është ndërtuar, i konfirmuar nga trupat e partisë, nga Komiteti ekzekutiv, unanimisht nga Komiteti qendror, kështu që VMRO-DPMNE e tha qëndrimin e vet dhe unë tani nuk do ta përsëris dhe nuk ka ndryshim të të njëjtit”, shtoi ai.

Marketing