Deklarohet edhe Shefqet Krasniqi për veteranët: Edhe 500 euro në muaj për ta është pak

Hoxhë Shefqet Krasniqi është deklaruar rreth pagës së veteranëve. Ai tha se edhe shuma prej 500 eurove është e vogël.

Marketing

“Edhe unë jam pjesë marrës në luftë, një kontribuues i vogël, por ajo që është e vërtet dhe e dhimbshme është pakënaqësia e veteranëve. Allahu ka dhënë leje naltë dhe veteranët i ka bërë sebep që ne e kemi sot këtë liri. Por pa ja humbur vlerën edhe Aleancës Veri Atlantike dhe aleatëve tanë. Veterani duhet t’i ketë 500 euro rrogë minimumi nuk bënë të krahasohet me pagën minimale. Përveç benificioneve të tjera veterani duhet t’i ketë 500 euro”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se të enjten veteranët e luftës së UÇK-së kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës duke shprehur pakënaqësi pasi që nuk janë përfshirë në Ligjin për Pagën Minimale.

Ndërsa të premten veteranët e UÇK-së janë takuar me kryeministrin Albin Kurti mirëpo nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët.