Deklarohet Lazim Destani: Politika nuk ka qenë dhe nuk është në planet e mia

Biznesmeni Lazim Destani, emri i të cilit ditëve të fundit u lakua si kandidat i mundshëm i BDI-së për Kryeministër të Maqedonisë së Veriut, përmes Facebookut të tij është deklaruar se politika nuk është ambicie e tij dhe se do të mbetet i përkushtuar në zhvillimin ekonomik dhe filantropi.

Marketing

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike. Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime. Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve” ka shkruar Destani në Facebook./TV21