Deklaroi se arbitrat janë tifozë të Real Madridit, Pique shpëton pa u dënuar

15:59 | 15 Prill 2021

Marketing

Komiteti spanjoll ka vendosur në arkiv deklaratat e mbrojtësit Gerard Pique, kur u ankua për arbitrat në Spanjë.

Pas një bisedë të gjatë mes kapitenit të Barcelonës, Gerard Pique dhe kanalit të Youtubes, Dj Mario, rastin në rishikim e mori gjykata spanjolle, përcjellë lajmi.net.

“Liga e fundit është më absurdja që kam parë në jetë. Nëse krahasojmë Madridin dhe Barcelonën, ka ndryshim të madh”, ishte ankuar Pique.

Madrid ia doli të fitojë La Liga-n edhe pse akuzohej në fund të edicionit shkaku i penalltive të dyshimtë.

Spanjolli pos kësaj, u shpreh se 85 për qind të arbitrave janë tifozë të Real Madridit. “Si mund të mos brohorasin për Real Madridin? Edhe pse është e pandërgjegjshme”, kishte shtuar pyetje ai.

Andaj, ishte hapur ankesë kundër tij, por lojtari ka shpëtuar pa pësuar ndonjë dënim./Lajmi.net/