Deklaroi se u vra nga grabitësi/ Arrestohet Naim Murseli, akuzohet se ekzekutoi gruan e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli. Mediat në Kosovë deklarojnë se ai akuzohet se është vrasësi i gruas së tij edhe pse më herët kishte deklaruar se u qëllua me armë nga një person që tentoi t’i grabiste.

Marketing

Kujtojmë se Liridona Murselit, 33 vjecares është vrarë pasditen e së mërkurës në veturë, në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës.

Naim Murseli. deklaroi për policinë se ai kishte dalë nga makina për të shpëtuar fëmijët, ndërsa grabitësi kishte qëlluar me armë gruyan e tij.

“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin e Policisë.