Disa orë para vrasjes së John Lennon -it, ai e vendosi stilolapsin në letër, për herë të fundit në jetën e tij. Tni ai dokument është në dispozicion për çdo koleksionist që i ka xhepat “e thellë”.
Letra e shtypur u nënshkrua personalisht nga JL më 8 dhjetor 1980 – ditën kur u qëllua dhe u vra jashtë shtëpisë së tij në NYC – dhe besohet të jetë dokumenti i fundit ligjor me autografin e tij.
John ia dërgoi atë llogaritarit të tij, Barry Nichols , dhe aty listohen 3 persona të cilëve John u dha përfaqësuesit të tij për të votuar në një takim vjetor për korporatat e Beatles që po ndodhte 9 ditë më vonë në Londër.
Kjo letër e artistit legjendar ka dalur në ankand dhe pritet të shitet rreth 50 mijë dollarë.
Legjenda e Beatles u vra në mënyrë famëkeqe nga Mark David Chapman teksa po hynte në ndërtesën e apartamentit të tij.