Del në ankand mikrofoni me të cilin Cardi B goditi fansen

Mikrofoni famëkeq me të cilin Cardi B goditi fansen që i hodhi lëng në koncert disa ditë më parë ka dalë në ankand.

Marketing

Mikrofoni, në pronësi të kompanisë së prodhimit të audios me bazë në Vegas, The Wave – tani është në ankand në eBay në një përpjekje për të mbledhur para për “Friendship Circle”, një organizatë që ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta.

Çmimi aktual i tij renditet si 25,100 dollarë (22.849 euro) nga vetëm 27 oferta, një shifër që pritet të rritet ndjeshëm gjatë gjashtë ditëve të mbetura në faqen e ankandit.

Marketing