Del për të peshkuar në Pogradec, përfundon në Ohër

Një 58-vjeçar nga Pogradeci, ka dalë për të peshkuar në liqenin e Ohrit dhe nuk është kthyer në banesë.

Marketing

Familjarët kishin humbur kontaktet me peshkatarin D.M, i cili kishte dalë me varkë, prej orëve të para të mëngjesit. Ata kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa mjetet e policisë kufitare të Shqipërisë u vunë në kërkim të personit që rezultoi i humbur.

Por pas disa orë kërkimesh dhe kontaktesh me palën nga ana tjetër e liqenit u mësua se: dallgët e kanë nxjerrë në krahun tjetër të liqenit të Ohrit peshkatarin D.M, i cili është nxjerrë në breg nga ana e policisë së Ohrit.

Marketing