Del Ponte: Putini, kriminel lufte

Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Carla Del Ponte bëri thirrje që të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin rus Vladimir Putin.

Marketing

“Putini është kriminel lufte,” i tha zonja Del Ponte gazetës zvicerane Le Temps në një intervistë të botuar të shtunën.

Në intervistat e dhëna për mediat zvicerane me rastin e botimit të librit të saj të fundit, ish-prokurorja zvicerane që mbikëqyri hetimet e krimeve të luftës në Ruandë, Siri dhe ish-Jugosllavi, tha se në Ukrainë po kryheshin krime lufte të qarta.

Ajo tha se ishte veçanërisht e tronditur nga përdorimi i varreve masive, të cilat siç tha i kujtojnë pjesën më të tmerrshme të luftrave në ish-Jugosllavi.

“Shpresoja të mos shihja më kurrë varreza masive,” tha ajo për gazetën Blick. “Këta njerëz të vdekur kanë të dashur që as nuk e dinë se çfarë po ndodh me ta. Kjo është e papranueshme.”

Ajo tha se krime të tjera lufte që po kryhen në Ukrainë janë sulmet ndaj civilëve, shkatërrimi i ndërtesave civile dhe madje edhe i qyteteve të tëra.