Del raporti i Inspektoratit për vdekjen e 57 vjeçarit! Ka pasur mungesë salle për operim, i është propozuar të operohet jashtë vendit

Pas vdekjes së pacientit 57 vjeçar, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën për Kardiokirurgji, pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” Shkup. Sipas raportit është konstatuar se nuk ka gabime mjekësore në lidhje me trajtimin dhe shërimin e pacientit ndërsa në fushën e punës profesionale të punëtorëve shëndetësorë, iniciohet formimi i komisionit për mbikëqyrje profesionale nga Ministri i Shëndetësisë. Nga inspektimi është konfirmuar se salla e angiografisë në Kirurgjinë Torakale nuk funksionon prej një muaji dhe klinika nuk kishte as stentet e nevojshme për ndërhyrjen e duhur në aortë. Sipas raportit, në sallën që disponueshme, nëse bëhej ndërhyrja, rreziku i vdekjes ishte tejet i lartë për shkak kushteve joadekuate. Për këtë arsye mjekët i kanë rekomanduar familjes ta dërgojnë të ndjerin për operim jashtë vendit, me shpenzime në barrë të fondit. Familja e kishte pranuar këtë, por pacienti ka ndërruar jetë me datë 9 prill, një ditë pas pranimit në spital, për shkak të përkeqësimit të gjendjes.

“Për arsyet e lartpërmendura është bërë udhëzim për në ISHP QKU për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare Shkup, por është marrë raport se nuk kanë mundësi të kryejnë trajtim endovaskular për shkak të riparimit të një pjese të angiografit, dhe nuk kanë bërë ndërhyrje në aortën torakale, por vetëm procedura vaskulare në aortën e barkut, madje nuk kanë bërë edhe më shumë grafika në aorta abdominale”, thonë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

I pyetur për këtë Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se nuk e ka parë raportin për pacientin e ndjerë, por thotë se kjo mund të na ndodh të gjithëve.

“Ne jemi të gjithë pacientë potencial. Kjo mund të na ndodhë të gjithëve. Fatmirësisht në Maqedoni kemi tre klinika ku kryhen operacione të tilla, duke përfshirë një shtetërore dhe dy private. Më lejoni të shoh raportin nga ISSHS, sigurisht që do të ketë përgjegjësi nëse ka pasur një lëshim apo gabim”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Marketing