Delegacion i Komisionit për Çështje Evropiane në mbledhjen e 70-të plenare të KOSAK-ut

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në ditën e parë të mbledhjes plenare të 70-të të KOSAK-ut, e cila mbahet nga data 26 deri më 28 nëntor 2023 në Madrid të Mbretërisë së Spanjës, në kuadër të dimensionit parlamentar të Presidencës së Spanjës me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Në pajtim me Rregulloren e Punës të Konferencës së Komisioneve për Çështje Evropiane të Parlamenteve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, parlamentet e vendeve kandidate ftohen të marrin pjesë në mbledhjet plenare të KOSAK-ut si vëzhgues.

Marketing

Në delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane ishin Arbër Ademi, kryetar i Komisionit, Bllagica Llasovska dhe Sanella Shkrijel, anëtare të Komisionit.
Në Konferencë morën pjesë përfaqësues të komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, të parlamenteve të vendeve kandidate për anëtarësim, të ftuar specialë dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Konferenca u hap me fjalimet përshëndetëse të kryetarit të Senatit, z. Pedro Rolan Oheda dhe kryetarja e Kongresit të Deputetëve, znj. Fransina Armengol Socijas, të cilët duke iu referuar prioriteteve spanjolle, sigurisë, konkurrencës, kalimit në energjinë e gjelbër dhe sundimit të të drejtës, theksuan se pika qendrore e kësaj kryesie është mbështetja ekonomike dhe ushtarake e Ukrainës.
Në sesionin e titulluar “Kryesia e Spanjës me Këshillin e Bashkimit Evropian”, folës kryesorë ishin z. Hoze Manuel Albares Bueno, ministër i Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit (video fjalim) dhe z. Paskvall Navaro, Sekretar shtetror për Bashkimin Evropian.
Në këtë sesion të pranishmëve iu drejtua kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit, Arbër Ademi, i cili shprehu mirëkuptimin e tij për situatën aktuale gjeopolitike, të sigurisë dhe energjetikës, si dhe mbështetjen e tij për prioritetet e Kryesisë së Spanjës, me mirënjohje që Ballkani Perëndimor është njohur edhe një herë në kontekstin e politikës së zgjerimit, si dhe një shtyllë e rëndësishme e sigurisë dhe stabilitetit evropian.

Duke iu referuar procesit aktual të skriningut të zhvilluar nga Qeveria në Bruksel, Ademi informoi se Komisioni Evropian vlerësoi pozitivisht nivelin e gatishmërisë së administratës sonë dhe fillimin e shkëlqyer të procesit të skriningut. Duke shtuar se Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë rrugë kaq të gjatë dhe se procesi i shqyrtimit po përparon me të vërtetë pa probleme. Ai theksoi se është i vetëdijshëm për punën e vazhdueshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe theksoi se në Kuvendin tonë janë bërë hapat e parë dhe shpreson që të gjitha palët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për një të ardhme evropiane të vendit tonë.

Ademi nënvizoi se pret që Unioni të mbetet partner i besueshëm që përmes mekanizmave të ndryshëm të angazhimit dhe prezencës në rajon, duke përfshirë mbështetjen financiare, do t’i mundësojë rajonit të përparojë më shpejt dhe në mënyrë më efikase.
Gjatë konferencës, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takime me kolegët e tyre nga parlamentet e vendeve anëtare të Unionit, si dhe u takua me kolegë nga rajoni.