Delegacioni i KE-së do të vëzhgojë raundin e dytë zgjedhor

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i udhëhequr nga Mari-Kristin Daloz nga 4 deri më 6 maj do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut që të vëzhgojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 maj, njoftoi pres shërbimi i AP të KE-së.

Marketing

Delegacioni i AP të Këshillit të Evropës zgjedhjet do të ndiqen së bashku me vëzhguesit e Misionit të OSBE/ODIHR-së.
Siç citohet në njoftimin e pres-shërbimit të AP të KE-së, një ditë para zgjedhjeve delegacioni do të ketë takime individuale me dy kandidatët presidencialë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova, si dhe me kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkovski.