Delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Amerikan sot do të qëndrojnë në Shkup

Këshilli i Ambasadorëve do të presë nga sot një delegacion të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë deri më 13 maj.

Marketing

Vizita e delegacionit të këtij vendi është në funksion të misionit të tyre për të vërtetuar fakte në rajon (Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë së Veriut), njofton Këshilli i Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut.

Për sot është planifikuar takimi i delegacionit me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Për nesër janë paralajmëruar takime me zëvendësshefin e misionit në Ambasadën Amerikane Eric Meyer, presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe me liderët e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoki dhe Lëvizjes BESA Bilal Kasami.