Delegacioni i Komisionit kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji në Prishtinë

Kryetarja e Komisionit kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Liljana Zaturoska dhe Sllagjana Mitovska anëtare, sot në Prishtinë do të marrin pjesë në trajnim në suaza të projektit “Zhvillimi i shkathtësive të deputetëve në Evropën Juglindore për tema të lidhura me mobilitetin e përmbajtur urban”, në organizim të Qendrës për hulumtime dhe krijim të politikave.

Marketing

Trajnimi, kumtoi pres shërbimi qeveritar, pritet të hapet nga Leonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e Institut për studime politike të Prishtinës (ISPP), Samir Memedov, GIZ Fondi rajonal i hapur për efikasitet energjetik dhe Mimoza Kusari Lila, deputete në Parlamentin kosovar.
Në trajnimin e ardhshëm, është paralajmëruar edhe prezantim nga Alazh Plevnik, GIZ ekspert.