Delegacioni i Komisionit të Venedikut në Shkup për bisedime për Ligjin e Gjuhëve

Delegacioni i Komisionit të Venedikut sot do të qëndrojnë në vendin tonë, ku do të realizojnë takim me anëtarët e grupeve të deputetëve dhe deputetët e partive më të vogla etnike në lidhje me mendimin e Komisionit për Ligjin e përdorimit të gjuhëve.

Marketing

Përfaqësuesit e delegacionit të Komisionit të Venedikut do të realizojnë takim me deputetët e grupeve parlamentare të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së, grupin e deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE. Ata do të realizojnë takim edhe me deputetët e partive më të vogla Alternativës, Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa.