Delegacioni i Maqedonisë së Veriut takoi Mogherinin në Berlin

Zyrtarët e vendit kanë filluar takimet nga agjenda e ngjeshur e ditës me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme Federika Mogherini.

Marketing

Këtë e konfirmoi zv.kryeministri Bujar Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale sipas të cilit, Mogherini jep mbështetje të sinqertë për delegacionin e vendit të drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev.

‘Mbështetje e sinqertë nga Nënkryetarja e BE-së Federika Mogerini për fillimin e negociatave, konsultimet e fundit para takimeve me Kancelaren Merkel dhe Kryetarin Makron në Berlin’, ka shkruar në facebook Bujar Osmani.