Si pjesë e aktiviteteve të Konferencës Mesdhetare të OSBE-së për vitin 2022, të cilën Maqedonia e Veriut, si kryesuese aktuale e Grupit të Partnerëve Mesdhetarë për Bashkëpunim të OSBE-së e organizon në Jordani delegacioni i kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau dhe Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid, të cilët realizuan takim me Mbretin e Jordanisë , Abdullah bin el-Hussein II në pallatin mbretëror në Aman.
Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për zhvillimin e suksesshëm të Konferencës Mesdhetare në Jordani, si urë e rëndësishme për bashkëpunim dhe komunikim të thelluar mes vendeve të Mesdheut dhe mbarë kontinentit evropian.
“Vitaliteti në sigurimin e stabilitetit në rajonin e Mesdheut është i një rëndësie të veçantë për Maqedoninë e Veriut, si kryesuese aktuale e Grupit për Bashkëpunim dhe kryesuse e ardhshme e OSBE-së për vitin 2023. Në këtë drejtim do të bëhen përpjekje për të forcuar marrëdhëniet mes OSBE-së dhe rajonit të Mesdheut, përmes projekteve të shumta konkrete, aktiviteteve të planifikuara dhe politikave të bashkëpunimit të shtuar. Jam veçanërisht i kënaqur që këtë vit, pas një pauze shtatëvjeçare, arritëm ta rikthejmë konferencën mesdhetare këtu në Jordani, si kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet rajoneve”, tha Osmani.
Në fokus të bisedimeve ishin tema të tjera lidhur me sigurinë dhe sfidat bashkëkohore, si dhe një pjesë e temave kishin të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Jordanisë.