Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Zaev për vizitë pune në Gjermani

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Zoran Zaev më 13 dhe 14 qershor do të qëndrojë për vizitë pune në Frankfurt, Gjermani.Në delegacion do të jenë edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Financave Dragan Tevdovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i DZZHIT ,Aleksandar Mlladenovski.

Marketing

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në suaza të ditës së parë të vizitës janë parashikuar takime mes përfaqësuesve të delegacionit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe profesorëve eminent dhe mjekëve nga Klinika Universitare, Johan Uolfgang Gete. Qëllimi është përforcimi i bashkëpunimit me këtë institucion shëndetësor me renome.

Në ditën e dytë të vizitës së punës kryeministri Zaev dhe ministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të realizojnë takime me përfaqësuesit e Deutche Bank, si dhe me udhëheqësitë e disa kompanive të suksesshme gjermane.

Marketing